Site icon Telegrafi

Bayerni në panik, Vidal largohet i lënduar nga stërvitja

Foto: Marca.co,

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, ka ngritur të gjithë në këmbë në Munich.

Ai është larguar nga stërvitja e së dielës për shkak të lëndimit në gju.

Kiliani është ndihmuar fillimisht nga Franck Ribery dhe trajneri i portierëve Toni Tapalovi, pastaj është larguar nga fusha me një veturë të golfit.

https://twitter.com/FCBxshot/status/985481107952095232

Sipas Bild, lëndimi erdhi pasi Vidal humbi ndeshjen e dytë ndaj Sevillas për shkak një shqetësimi në gju.

Gjasat që ish-ylli i Juventusit të mungojë ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit ekzistojnë, por ende nuk ka informata të detajuara.

Lexo po ashtu Real Madrid-Bayern Munich, shumë histori të përbashkëta – Nga trajneri dhe lojtarët që veshën fanellat e dy klubeve

30-vjeçari është një nga më të mirët në botë aktualisht në rolin e tij dhe mungesa në mesfushë do të thoshte shumë për klubin bavarez.

Vidal ishte shumë i entuziazmuar për shortin ndaj Realit pasi e shikonte si mundësi për t’u hakmarrë Los Blancos për eliminimin e Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

Reagimi i Vidal kur Ronaldo i shënoi Juves në Bernabeu

https://www.youtube.com/watch?v=miIBlyshTvk

Exit mobile version