Ryan Gravenberch është njëri nga talentet më të mëdhenj në Evropë, e që ka shkëlqyer vitet e fundit me Ajaxin.
Mesfushori holandez pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha të Evropës dhe largimi i tij nga Ajax në verë duket mëse i sigurt.
19-vjeçarit i skadon kontrata në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke bërë që Ajaxi të vendos shitjen e tij.
Mediat holandeze dhe ato gjermane kanë raportuar se Bayern Munich është futur në bisedime me Ajaxin për transferimin e talentit të madh.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka vendosur që ta largojë holandezin nga Ajaxi dhe skuadrat e mëdha janë vënë në lëvizje për të.
Përpos Bayernit, në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Chelsea, Manchester United e Juventus.
Gjithsesi Ajaxi synon që nga shitja e xhevahirit të tyre të fitojë rreth 30 milionë euro.
Gravenberch që luan në pozitën e mesfushorit defensivë, këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje zyrtare ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/