Site icon Telegrafi

Bayerni ndalet nga Kolni (Video)

Bayern Munich është ndalur në barazim (1-1), në shtëpi nga skuadra e Mërgim Mavrajt, Kolni.

Pas pesë fitoreve radhazi në Bundesligë, kampionët në fuqi kanë dështuar të mposhtin Kolnin që po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë.

Ndeshja nisi më mirë nga vendasit të cilët me fillim kërkonin golin e epërsisë.

Kampionët në fuqi kishin raste të mira shënimi nëpërmjet Robert Lewandowskit dhe Arjen Robbenit por portieri mysafir Horn ishte në ditën e tij më të mirë.

Por nuk përfundoi pjesa e parë pa shënuar Bayerni, pasi një gjë të tillë e bëri mesfushori Joshua Kimmich.

Kimmich realizoi golin e epërsisë në minutën e 40-të pas një asistimi nga spanjolli Bernat.

https://www.youtube.com/watch?v=1rjAIWapJ-M

Me të filluar pjesa e dytë, Ancelotti inkuadroi Thomas Mullerin në lojë që kishte rast të mirë shënimi.

Por Bayerni nuk arriti të shënonte dot dhe këtë gjë e bëri skuadra mysafire në minutën e 63-të.

Ishte mesfushori gjerman Marcel Risse që asistoi bukur tek sulmuesi francez Anthony Modeste i cili realizoi një gol tejet të bukur për ta barazuar rezultatin.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit provuan ta rikthenin epërsinë mirëpo një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ishte i plotë në këtë takim për Kolnin dhe pati paraqitje mjaftë të mirë.

Pas këtij barazimi Bayerni vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 16 pikë të tubuara, ndërsa Koln është ngritur në pozitën e katërt me 12 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FTv6i9Vgpu4

Exit mobile version