Pas triumfit në Bundesliga, Bayern Munichu ka arritur ta fitojë edhe DFB Pokalin, pasi në finale ka mposhtur RasenBallsport Leipzig me rezultat 3-0.
Robert Lewandowski e hapi llogarinë e golave për bavarezët duke shënuar në minutën e 29-të, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë në epërsi.
Pjesa e dytë sërish filloi në të mirë të Bayernit që arriti të dominojë si nga posedimi i topit, ashtu edhe nga shanset e krijuara për lojë.
https://www.youtube.com/watch?v=dfHbs8ZwFcA
Bavarezët arritën ta dyfishonin epërsinë në minutën e 78-të, pasi Kingsley Coman shënoi një gol të bukur gjatë një aksioni të krijuar vet.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte me dy gola epërsi, Robert Lewandowski (85’) u shfaq edhe një herë, për ta shënuar golin e tij të dytë në ndeshje dhe të tretin për Bayernin.
Bavarezët arritën të fitonin dy trofe në këtë sezon, mirëpo nuk arritën të tregonin shumë në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminuan nga Liverpooli.
Me këtë triumf, Bayerni e ka ngritur rekordin në 19 trofe të fituara të DFB Pokal, ndërkohë që e mban rekordin edhe në Bundesliga me 29 tituj të fituar. /Telegrafi/
I mean just look at this shot fake / first touch. Kingsley Coman is a wizard. pic.twitter.com/b2ifavzbAJ
— michael (@mef_57) May 25, 2019