Bayern Munich arriti fitore 1-5 ndaj Borussia Monchengladbach në derbin e javës në Bundesliga.
Skuadra bavareze ishte dukshëm më e mirë dhe për ta ishte një fitore e lehtë.
Javi Martinez shënoi golin e parë në takim në minutën e dytë, ndërsa pas nëntë minutash shënoi edhe Thomas Muller.
1⃣2⃣0⃣. #Bundesliga-Tor für @lewy_official!
Nur Gerd Müller (365) und Karl-Heinz #Rummenigge (162) trafen häufiger für den #FCBayern.
♦ #BMGFCB 1:3 (70') pic.twitter.com/Bfi3PmtrlC
— FC Bayern München (@FCBayern) March 2, 2019
Në vazhdim mysafirët kishin rastet, por ishin vendasit ata që shënuan, Lars Stindl (37′) arriti golin pas asistimit nga Thorgan Hazard dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.
Bayerni e filloi pjesën e dytë me gol, ishte Robert Lewandowski (47′) ai që shënoi. Pokeri i golave u kompletua nga Serge Gnabry (75′), ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe një herë Lewandowski, këtë herë nga pika e bardhë.
Rüüüüüüüüüührend! @SergeGnabry macht das 1:4!
♦ #BMGFCB (75') pic.twitter.com/Qdv9oUquXH
— FC Bayern München (@FCBayern) March 2, 2019
Pas kësaj fitore Bayern Munich renditet në vendin e dytë me 54 pikë, aq sa Borusia Dortmundi.
Në anën tjetër Monchengladbach vazhdon në pozitën e katër me 43 pikë, ndërsa në xhiron e radhës luajnë ndaj Manzit.
Bayerni në xhiron e ardhme luan kundër Wolfsburgut. /Telegrafi/
🔴⚪ Gleichstand an der Spitze! #MiaSanMia pic.twitter.com/ksLm38Iu6B
— FC Bayern München (@FCBayern) March 2, 2019