Karl-Heinz Rummenigge ka theksuar në intervistën e tij se Bayern Munichu më i mirë ishte gjatë kohës sa ishte trajner, Pep Guardiola.
Shefi ekzekutiv i Bayernit është më shumë i interesuar për lojën që bën skuadra sesa për rezultatet, golat, titujt apo rekordet, pasi sipas tij skuadra ka argëtuar gjithë botës sa drejtohej nga trajneri spanjoll.
“Do të thosha se Bayern nuk ka luajtur kurrë më mirë se në kohën kur skuadrën e drejtonte Pep”, ka thënë fillimisht Rummenigge për gazetën gjermane Welt, përcjell Telegrafi.
“Ne gjithnjë kemi qenë të suksesshëm, por rrallë herë jemi karakterizuar nga bukuria në fushë”.
“Me Pepin trajner, të gjithë kanë folur me entuziazëm për ne”, përfundoi 61-vjeçari gjerman. /Telegrafi/