Bayern Munich është larguar nga pista e Callum Hudson – Odoi.
Sulmuesi anglez u lëndua rëndë dhe nuk do t’i rikthehet fushave edhe tetë muaj.
Kësisoj bavarezët po mendojnë që të afrojnë një futbollist tjetër ofensivë dhe e kanë piketuar marokenin Hakim Ziyech.
Sulmuesi anësor ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Ajaxin në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.
26-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në 21 të tjerë në 45 ndeshjet zyrtare me Ajaxin.
Kicker ka raportuar se bavarezët janë gati të shpenzojnë 45 milionë euro për transferimin e marokenit në Allianz Arena.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetën edhe dy skuadrat italiane Roma dhe Inter si dhe Liverpool e Borussia Dortmund. /Telegrafi/