Vetëm disa muaj më parë është larguar nga Juventusi, por si duhet Arturo Vidal e ka lënë prapa aventurën me ‘Zonjën e Vjetër’.
Në një intervistë për ‘Goal.com’, mesfushori kilian ka thënë se transferimi te Bayerni ishte gjëja më e mirë që ka bërë në karrierë, pasi klubi bavarez është shumë më i fortë sesa Juventusi, transmeton KosovaPress.
“Kam bërë këtë zgjedhje pasi Bayerni është skuadër shumë herë më e fortë sesa Juventusi”.
“Këtu luajnë disa prej futbollistëve më të mirë të botës dhe unë dua që t’i ndihmojë të fitojnë. Juventusi është ekip i mirë, por ka shumë dallim mes tij dhe Bayernit”.
“Në Torino kam kaluar një periudhë të mirë, por në Munih po ndihem si në shtëpinë time”, ka deklaruar Vidal, i cili ka realizuar dy gola në 13 ndeshje të Bundesligës këtë sezon. /Telegrafi/