Barcelona është e gatshme të ulë çmimin e tyre për të shitur yllin brazilian, Philippe Coutinho, te Bayern Munichu.
Në përfundimin e një huazimi dy sezonal në Bayern, marrëveshja e Coutinhos përfshin një mundësi blerje të përhershme me vlerë 120 milionë euro.
Ndërsa janë të lumtur me formën e mesfushorit këtë sezon, Bayerni ka këmbëngulur që ata nuk do ta konsiderojnë përmbushjen e opsionit aktual.
Si e tillë, Barcelona është e gatshme të zvogëlojë vlerësimin e tyre për të larguar Coutinhon nga librat financiar këtë verë.
Sipas gazetës katalunase Sport, Bayerni do të ishte i gatshëm të pranonte të blinte reprezentuesin brazilian për 80 milionë euro.
Nga ana e tij, Coutinho ka këmbëngulur se ai dhe familja e tij dhe janë të lumtur me jetën në Mynih. /Telegrafi/