Site icon Telegrafi

Bayerni lëshon Perisicin, kroati kthehet te Interi

Ivan Perisic (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka konfirmuar se nuk do ta mbajë Ivan Perisicin dhe se ai do të kthehet te Interi, por pritet të shihet nëse do të qëndrojë apo do të shkojë diku tjetër.

Anësori kroat ishte huazuar te bavarezët për pesë milionë euro, ndërsa ata e kishin edhe opsionin e blerjes për 20 milionë euro.

Mirëpo, kampioni i trefishtë ka vendosur që të mos e aktivizojë këtë pikë të marrëveshjes, kështu që 31-vjeçari kthehet në Giuseppe Meazza.

(Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

“Kemi vendosur të mos vazhdojmë me Alvaro Odriozola, Philippe Coutinho dhe Ivan Perisic. Derisa David Alaba dhe Thiago Alcantara janë këtu, do t’i konsideroj ata në dispozicion tonin”, ka deklaruar Flick për Abdenzeitung.

Perisic zhvilloi 35 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar dhjetë asistime, ndërkaq skuadra e fitoi tripletën. /Telegrafi/

(Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)
Exit mobile version