Site icon Telegrafi

Bayerni kritikon Lowin: Muller, Hummels dhe Boateng e meritojnë kombëtaren

Mats Hummels dhe Thomas Mueller (Foto by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Tre futbollistë të ekipit më të trofeshëm gjerman më nuk do t’i shohim në kombëtaren helvetike.

Menaxhmenti i Bayern Munichut ka kritikuar trajnerin e kombëtares gjermane, Joachim Lowin.

Ky i fundit ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se nuk do t’i ftoj në kombëtare treshen bavareze, Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels.

Strategu këtë vendimin e mori pas performancave katastrofike me Gjermaninë në Kupën e Botës në Rusi, kur si kampion u eliminua në fazën e grupeve.

Mats Hummels dhe Thomas Mueller (Foto by Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

“Ne në thelb nuk komentojnë vendimet e trajnerit të kombëtares, por besojmë se në këto rrethana të diskutueshme, nuk ishte një vendimi i duhur”, shkruan në deklaratën e Rekordmeister.

Ata më tutje theksuan se ndeshja e fundit e kombëtares ishte më 19 nëntor të vitit të kaluar dhe se të gjithë në klub janë “irrituar” me faktin se lojtarët dhe publiku janë informuar tre muaj më vonë, në prag të një ndeshje në Bundesligë me Wolfsburgur dhe Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Boateng: Prisja lamtumirë më të mirë nga Gjermania

Pritet që 59-vjeçari të njoftojë përbërjen e ekipit të ardhshëm në ditët e ardhshme.

Bayerni vlerësoi lartë performancën e futbollistëve të tyre në ekipin kombëtar, pasi që të tre u shpallën kampion në Kupën e Botës së vitit 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version