Nicolas Pepe vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Lille në Ligue 1 të Francës, ashtu që ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka treguar së fundmi se verën e kaluar refuzoi një kalim te skuadra e Lyonit. Vendimi i 23-vjeçarit për të qëndruar edhe një sezon me skuadrën e Lille, duket se ka qenë i duhuri, pasi tashmë është kthyer në shënjestrën e ekipeve më të mëdha të Evropës.
Sulmuesi, i cili ka shënuar 18 gola në 29 takime në këtë sezon, ndiqet me shumë interes nga Arsenali, por edhe nga Bayerni Munichu – transmeton KP.
Pepe ka një kontratë që përfundon në verën e vitit 2022, ndërkohë që vlera e tij llogaritet afro 40 milionë euro.
Të dy këto klube do të bëjnë një garë të ashpër gjatë verës për ta bindur Pepen që të veshë fanellën e tyre.