Bayern Munichu ka konfirmuar se ka marrëveshje me Barcelonën për ta lejuar lojtarin që të kalojë në Camp Nou.
Bavarezët po e shesin polakun te gjiganti katalanas për 50 milionë euro plus pesë milionë bonus.
Është presidenti i Bayernit, Herbert Hainer që ka thënë se ata kanë marrëveshje me Barcelonën për Lewandowskin.
“Ne kemi një akordim verbal me Barcelonën”, ka thënë fillimisht ai.
“Është mirë për të dyja palët që kemi qartësi. Roberti është një lojtar shumë meritor, ai ka fituar gjithçka me ne. Ne i jemi tepër mirënjohës”, vazhdon deklarata e tij.
Tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga Barcelona për marrëveshjen me Bayernin për transferimin e Lewas, me këtë të fundit që do të niset menjëherë për në Amerikë për ndeshjet para-sezonale. /Telegrafi/
#FCBayern-Präsident Herbert #Hainer im #BR zu Robert #Lewandowski: "Wir haben eine mündliche Zusage von Barcelona. Es ist gut für beide Seiten, dass wir Klarheit haben. Robert ist ein sehr verdienter Spieler, er hat mit uns alles gewonnen. Wir sind ihm unheimlich dankbar." pic.twitter.com/eVyNTqs23l
— FC Bayern München (@FCBayern) July 16, 2022