Telegrafi

Bayerni i kërkon Barçës 90 milionë euro për Alcantaran

Barcelona do tentojë të risjellë në “Camp Nou” mesfushorin spanjoll të Bayern Munich, Thiago Alcantara.

Kampionët e Spanjës e shohin Thiagon si pasardhës i Xavit dhe Andres Iniestas.

Por së fundmi është klubi gjerman i cili ka reaguar duke sqaruar se nëse Barcelona e dëshiron, duhet të paguajë plot 90 milionë euro për të marrë shërbimet e spanjollit, shkruan “Goal.com”.

Kujtojmë që në vitin 2013, Thiago Alcantara u transferua nga Barcelona te Bayerni i Munichut për vetëm 25 milionë euro. /Telegrafi/