Telegrafi

Bayerni me kërkesë për Interin për uljen e çmimit të Perisic

Ivan Perisic . (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

Bayern Munich janë të interesuar për ta transferuar kroatin Ivan Perisic.

Anësori ka kaluar këtë sezon si i huazuar tek gjiganti gjerman ku pati paraqitje shumë të mira.

31-vjeçari ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar gjashtë gola e ka bërë nëntë asistime.

Kjo ka bërë që trajneri Hansi Flick ta kërkojë blerjen përfundimtare të tij në afatin kalimtar veror.

Ivan Perisic. (Photo by Kai Pfaffenbach/Pool via Getty Images)

Bayerni tani i ka kërkuar Interit që të bëjë zbritje në çmimin e tij duke u arsyetuar për shkak të krizës financiare.

Marrëveshja mes dy klubeve ishte që Perisic mund të kaloj përfundimisht në Munich për 20 milionë euro.

Megjithatë tani Bayerni i ka kërkuar Interit që të ulë çmimin në 15 milionë për ta blerë kroatin. /Telegrafi/