Telegrafi

Bayerni i ka thënë jo shkëmbimit Eriksen-Boateng

(Foto: Instagram/ jeromeboateng/chriseriksen8)

Bayern Munichu e ka refuzuar ofertën e Interit për një marrëveshje shkëmbimi ndërmjet Christian Eriksen dhe Jerome Boateng – raporton Sky Germany.

Nerazzurrët e transferuan mesfushorin danez na fatin kalimtar të janarit nga Tottenham Hotspur, mirëpo ai nuk ka arritur të përshtatet në kampionatin italian.

Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, dëshiron ta largojë 28-vjeçarin, por nuk është duke arritur një marrëveshje të përshtatshme për klubin nga Serie A.

(Foto: Instagram/chriseriksen8)

Qëllimi i Interit ishte që ta ofronte Eriksenin në një marrëveshje shkëmbimi me qendërmbrojtësin Boateng, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Bayerni nuk e ka në plan ta lejojë largimin e 32-vjeçarit, i cili e ka rigjetur formën e tij në muajt e fundit. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/jeromeboateng)