Site icon Telegrafi

Bayerni i ka paratë, gati ta thyej rekordin e Bundesligës për transferimin e Harry Kane

Harry Kane mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Tottenham Hotspur, por edhe nga kampionati anglez.

Kapiteni u Spurs që disa vite ka qenë objektiv i top skuadrave evropiane, por në fund vendoste qëndrimin në Londër.

Sulmuesi anglez ka kontratë me Spurs deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.

Bayern Munich është duke monitoruar situatën e tij pasi duan transferimin e Kane në Allianz Arena në verën e vitit 2023.

Sky Sport ka raportuar se bavarezët janë të etur për të nënshkruar me një sulmues qendror dhe Kane i prinë listës së dëshirave.

Anglezi pëlqehet nga të gjithë në Munich, trajneri Nagelsmann, drejtori sportiv Hasan Salihamidzic dhe bordi drejtues i klubit.

Gjithnjë sipas Sky Sport, Bavarezët janë të gatshëm ta thyejnë rekordin e transferimeve në futbollin gjerman vitin e ardhshëm për Kane.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka paratë dhe është në gjendje të ofroj 90 milionë euro për transferimin e anglezit në Munich.

Spurs mund ta pranojë ofertën e Bayernit nëse Kane nuk rinovon, pasi në të kundërtën do të rrezikonin largimin e kapitenit pa fituar asnjë gjë. /Telegrafi/

Exit mobile version