Site icon Telegrafi

Bayerni ka marrëveshje verbale me Sabitzer, por akoma nuk ka vendosur nëse do të paguajë 15 milionë euro për të

(Foto: Instagram/marcel7sabitzer)

Bayern Munichu ka arritur marrëveshje verbale me futbollistin e RB Leipzig, Marcel Sabitzer, mirëpo bavarezët akoma nuk kanë vendosur nëse do të bëjnë ofertë për të – raportojnë Goal dhe Spox.

Mesfushori austriak ndodhet në sezonin e fundit te Leipzig dhe ka shprehur dëshirë që t’i bashkohet kampionit të Bundesligas.

Në ndërkohë, drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, ka qenë në kontakt të ngushtë me agjentin e 27-vjeçarit.

(Foto: Instagram/marcel7sabitzer)

Megjithatë, Bayerni akoma nuk ka vendosur nëse do ta paguajë shumën prej 15 milionë eurosh që e kërkon Leipzigu.

Me praninë e Corentin Tolisso dhe Michael Cuisance, bavarezët janë të pasigurt për të investuar në një tjetër mesfushor qendror.

Në anën tjetër, Leipzigu e ka shënjestruar talentin e Barcelonës, Ilaix Moriba, si zëvendësues të mundshëm të Sabitzer. /Telegrafi/

Exit mobile version