Ricardo Rodriguez mund të rikthehet në Bundesligën gjermane vetëm pas një sezoni të kaluar në Itali.
Mbrojtësi zviceran ka pasur një stinor mjaftë të mirë me fanellën kuq e zi në Serie A dhe në Ligën e Evropës.
Por Rossonerët kanë nevojë për të shitur futbollist për t’i ikur ‘Fair Play Financiar’, dhe Rodriguez duket se do të sakrifikohet.
Reprezentuesi zviceran është bërë objektiv i kampionët të Gjermanisë, Bayern Munich.
Gjiganti gjerman mund të mbetet pa David Alaban, ndërsa po e sheh Rodriguezin si zëvendësuesin adekuat të austriakut.
Për 25-vjeçarin, Bayerni është gati të shpenzojë rreth 30 milionë euro që ta transferojë në Allianz Arena.
Rodriguez iu bashkua Milanit edicionin e kaluar nga Wolfsburg për një shumë rreth 18 milionë euro.
Mbrojtësi i majtë ka luajtur 47 ndeshje në të gjitha garat për Milanin ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë po aq asistime. /Telegrafi/