Site icon Telegrafi

Bayerni ka gati ofertën e re për Kane e cila thuhet se nuk mund të refuzohet nga Tottenham

Harry Kane do të largohet nga Tottenham Hotspur, por drejtuesit e klubit anglez kanë bërë me dije se vetëm për ofertën e duhur.

Bayern Munich është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, teksa po has në vështirësi nga Spurs.

Klubi londinez refuzoi pak ditë më parë një ofertë prej 70 milionë eurosh nga bavarezët, por këta të fundin nuk dorëzohen dhe janë gati për propozimin e ri.

Sipas medieve gjermane, drejtuesit e Bayernit po përgatitin ofertën e re për londinezët, e cila do të jetë 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Kane do të refuzojë çdo tentativë për kontratë të re nga Tottenhami

Një shumë e konsiderueshme, pasi po flasim për një lojtar i cili në fund të muajit korrik do të festojë 30 vjetorin dhe ka kontratë vetëm edhe një vit me Spurs.

Por, pavarësisht moshës, Bayern është kapur fortë pas rendimentit, statistikave, golave dhe eksperiencës që disponon Kane, pasi bavarezët duan të kenë në sulm një lojtar me potencialin e anglezit.

Lexo po ashtu “Lufta” për Harry Kane ka mundur të ndizet: Në garë u përfshi edhe Barcelona, por duket se anglezi ka zgjedhur klubin e ri

Në garë për shërbimet e tij ishte edhe PSG, por këta të fundit kanë hequr dorë për momentin dhe pikërisht, Bayern Munich kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Në Bavari janë të bindur se, 100 milionë euro janë të mjaftueshme për të bindur presidentin e Tottenham, ndërsa kushtet financiare për lojtarin janë pothuajse të përfunduara dhe Kane është informuar për gjithçka. /Telegrafi/

Exit mobile version