Dayot Upamecano mund të transferohet te Bayern Munichu në verën e vitit 2020.
Qendërmbrojtësi francez është një mur i pakalueshëm tek RB Leipzig dhe ka rënë në sytë e kampionëve të Gjermanisë.
Sport Bild ka raportuar se Bavarezët janë të impresionuar nga paraqitjet e lojtarit dhe duan ta transferojnë atë.
21-vjeçari shihet si një investim i mirë për të ardhmen dhe kjo është arsyeja që Bayern është gati të shpenzojë shumë.
‘Rekordmeister’ janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për ta blerë Upamecanon nga rivali i tyre RB Leipzig.
Vet lojtari ka shprehur dëshirën t’i bashkohet Bayernit, pasi e sheh si një hap para në karrierë.
Mirëpo Bayerni për ta transferuar qendërmbrojtësin francez duhet ta mposhtë konkurrencën e Arsenalit që gjithashtu janë duke e kërkuar me ngulm. /Telegrafi/