Bayern Munich është duke tentuar ta transferojë Hakim Ziyechin nga Ajaxi në këtë afat kalimtar veror.
Lojtari 26-vjeçar kaloi nëpër një formë të lartë në sezonin e kaluar te skuadra holandze, si në Eredivise, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, duke e zgjuar interesimin e një numri të madh të klubeve evropiane.
Sipas asaj që raporton Algemeen Dagblad, kampioni i Bundesligës po tenton ta transferojë marokenin nga Ajaxi.
Ziyech lidhej me një kalim te Arsenali, por Gunners e transferuan Nicolas Pepen nga Lille për 80 milionë euro, për t’i lënë kështu mundësinë Bavarezëve që të tentojnë transferimin e tij.
Marokeni ka shënuar deri më tani 21 gola dhe ka bërë 24 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin, e që këto statistika kanë bërë që Bayerni t’i kërkojë shërbimet e tij. /Telegrafi/