Weston McKennie është nxjerr në shitje nga Juventusi, pasi italianët duan ta rikthejnë Miralem Pjanicin.
Mesfushori amerikan e pati një sezon të mirë të parin me fanellën bardhezi, por ai nuk pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri.
Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich është futur seriozisht në garë për transferimin e mesfushorit amerikan.
McKennie e mirëpret interesimin nga Bayerni pasi kaloi disa vite të suksesshme në futbollin gjerman te Schalke 04.
Marrëdhëniet e mira mes dy skuadrave mund të bëj që ky transferim të kompletohet shumë shpejtë. /Telegrafi/