Telegrafi

Bayerni interesohet për Brais Mendezin e Celta Vigos

Bayerni Munich ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll të Celta Vigos, Brais Mendezit.

Informacioni i ofruar nga revista “Kicker” tregon se skuadra futbollisti, i cili në sezonin e kaluar shënoi gjashtë gola dhe shpërndau shtatë asistime, do të bëhej lojtar i kampionit të Bundesligës në këmbim të 25 milionë eurove.

Lojtari 22-vjeçar bëri debutimin ndërkombëtar me ekipin spanjoll sezonin e kaluar. Ai ka luajtur gjithsej 55 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola me Celtan, përveç tetë asistimeve.

Bavarezët gjithashtu janë të interesuar për një tjetër futbollist të LaLigas, përkatësisht mesfushorin e Espanyolit, Marc Rocan.

Theksojmë se kampionit gjerman deri më tani i janë larguar Matts Hummels, Arjen Robben, Franck Ribery dhe Rafinha.

Ndryshe, gjermanët deri më tani kanë transferuar Leon Dajaku, Benjamin Pavardin e Lucas Hernandezin. /Telegrafi/