Telegrafi

Bayerni insiston për transferimin e Frenkie de Jong

Frenkie de Jong është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë.

Mesfushori holandez ishte pranë largimit nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, por në fund ishte vet ai që refuzoi të largohej.

Drejtuesit e klubit ishin gatit a shisnin yllin holandez, pasi ofertat nuk mungonin, por De Jong ishte i vendosur të qëndroj në Camp Nou.

Megjithatë Barcelona edhe në afatin kalimtar të janarit pritet të diskutojë ofertat për mesfushorin organizator, pasi klubet si Bayern Munich, Chelsea, Liverpool e Manchester United nuk kanë hequr dorë nga De Jong.

Sport Bild ka raportuar se gjiganti gjerman është gati të bëj një përpjekje të re për të nënshkruar me De Jong.

Barcelona është e gatshme ta shes yllin e tyre nëse vije oferta mbi 80 milionë euro, por duhet bindur lojtari për një largim të mundshëm nga Camp Nou.

Drejtuesve të gjigantit gjerman tani i mbetet punë që të kënaqin fillimisht Barcelonën me ofertë pastaj ta bindin holandezin për t’u transferuar në Allianz Arena.

Gjithsesi gjatë janarit pritet që edhe top klubet angleze të tentojnë me ofertat e tyre transferimin e Frenkie de Jong. /Telegrafi/