Callum Hudson-Odoi llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj anglez.
Sulmuesi anësorë ka debutuar këtë edicion me fanellën e Chelseat ndërsa ka dy vite që shkëlqen me grupmoshat e reja.
18-vjeçari falë paraqitjeve të tij ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Është kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich që po insiston për transferimin e anglezit në Bundesliga.
Bayern fillimisht kishte bërë një ofertë prej 15 milionë eurove, ofertë që ishte refuzuar nga Chelsea.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Sky Sports’, gjiganti gjerman tani e ka rritur ofertën për Hudson-Odoin.
Bavarezët tani kanë ofruar 25 milionë euro në drejtim të Chelseat për ta rrëmbyer sulmuesin këmbëshpejtë.
Vështirë që Chelsea do ta lë të lirë Hudson-Odoin, pasi ai llogaritet si njëri nga futbollistët më të talentuar jo vetëm në Angli.
18-vjeçari ka një kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2020, mirëpo palët janë duke diskutuar për një kontratë afatgjate.
Hudson-Odoi këtë vit është paraqitur në gjashtë ndeshje me ekipin e parë ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/