Telegrafi

Bayerni ia cakton çmimin e largimit, Arsenal dhe Atletico duan transferimin e Sabitzer

Marcel Sabitzer u transferua me shumë bujë te Bayern Munichu në verën e vitit të kaluar nga RB Leipzig.

Por aventura e mesfushorit austriak nuk ka qenë aq e mirë sa pritej, pasi ka dështuar të bëhet pjesë e formacionit bazë.

28-vjeçari ka luajtur në vetëm 1018 minuta në 29 ndeshje, ku shumica nga to kanë qenë si i inkuadruar nga banka rezervë.

Largimi i tij nga bavarezët në verë është i pashmangshëm, derisa Bayerni tanimë i ka caktuar edhe çmimin.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është gati ta lejoj largimin e austriakut për 15 milionë euro, aq sa shpenzoi një vit më parë.

Lexo po ashtu E kërkoi me ngulm në Munich, por tani Nagelsmann as nuk i flet mesfushorit Sabitzer

Sipas mediave në Gjermani, Arsenali dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat që duan transferimin e mesfushorit gjatë verës, por garës mund t’i bashkohet edhe Roma që më herët kishte shfaqur interesim për të. /Telegrafi/