Goli i Kingsley Coman ishte i 500-ti në Ligën e Kampionëve në histori të Bayern Munichut që i është bashkuar dyshes, Real Madrid dhe Barcelona, të cilët e kanë kaluar këtë shifër.
Anësori francez i shënoi ish-skuadrës së ti në pjesën e dytë dhe ky rezultoi goli i fitores për bavarezët, të cilët e fituan trofeun e gjashtë të garës më të madhe evropiane për klube.
Në këtë mënyrë, Bayerni u bë vetëm ekipi i tretë në histori të kësaj gare që ka arritur shifrën prej 500 e më shumë golash. Real Madridi është lider me 567 gola të realizuar, derisa në vend të dytë ndodhet Barcelona me 517 sosh.
Në ndërkohë, pasojë skuadrat që kanë shënuar më shumë se 300 gola, Manchester Unitedi (373) dhe Juventusi (306).
Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë në histori të Bayernit në Ligën e Kampionëve me 51 gola, ndërsa në vend të dytë ndodhet Thomas Muller me 46 gola të shënuar. /Telegrafi/
https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1297629852787527681