Site icon Telegrafi

Bayerni huazon Gnabryn tek rivali i Bundesligës

Javë më parë, Bayern Munich arriti transferimin e talentit gjerman Serge Gnabry.

Kampionët e Gjermanisë kanë paguar tetë milionë euro për transferimin e Gnabryt në ‘Allianz Arena’.

Por anësori këmbëshpejtë nuk do të qëndroj këtë vit në radhët e skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Trajneri italian ka kërkuar nga klubi që Gnabryt t’i gjendet një skuadër ku do të luajë rregullisht dhe të huazohet.

Kësisoj rekordmenët gjerman kanë vendosur që Gnabryn të huazojnë brenda kampionatit gjerman.

Skuadra e re e Gnabryt për një stinorë do të jetë Hoffenheim që edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Pasi ia rrëmbeu dy futbollistë, Nicklas Sule dhe Sebastian Rudy, Bayerni tani përforcon Hoffenheimin me një talent të madhë. /Telegrafi/

Exit mobile version