Ilkay Gundogan ende nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn.
Mesfushori gjerman ka kontratë edhe një vit e gjysmë me kampionin aktual të Anglisë, Manchester City.
Edhe pse klubi anglez i ka ofruar rinovimin e kontratës për katër vitet e ardhshme, Gundogan nuk ka pranuar ende ofertën e re.
Tani në skenë për transferimin e tij ka dalë kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.
Bavarezët janë të gatshëm ta rikthejnë në Bundesliga mesfushorin e Kombëtares së Gjermanisë.
Lideri aktual i kampionatit gjerman është gati të shpenzojë 40 milionë euro për transferimin e Gundoganit. /Telegrafi/