Telegrafi

Bayerni gati ta zëvendësoj Robbenin me një tjetër holandez, Bergwijn objektivi i kampionëve të Gjermanisë

EINDHOVEN, NETHERLANDS - AUGUST 29: Steven Bergwijn of PSV celebrates scoring the first goal during the UEFA Champions League Play-off second leg match between PSV Eindhoven and BATE Borisov at the Phillips Stadium on August 29, 2018 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Arjen Robben po kalon muajt e fundit si futbollist i Bayernit.

Sulmuesi holandez në fund të edicionit do të largohet nga kampionët e Gjermanisë si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata.

E Bayerni nuk po qëndron duarkryq dhe po synon të gjejë një zëvendësues për Robbenin.

Emri i ri në listën e kampionëve në fuqi të Gjermanisë është sulmuesi holandez Steven Bergwijn.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e PSV Eindhoven ku në 25 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Steven Bergwijn. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Interesim për të kanë shfaqur edhe dy gjigantët tjerë evropianë Inter dhe Manchester United.

Bayern në anën tjetër do të dërgojë skaut në ndeshjen mes PSV Eindhoven dhe Groningen për ta parë nga afër lojtarin.

Reprezentuesi holandez mund të largohet në verë nga PSV, ku klubi holandez për ta lënë të lirë atë po kërkon rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/