Samuel Umtiti ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Mbrojtësi francez edicionin e kaluar nuk ka luajtur në shumë ndeshje për Barcelonën shkaku i lëndimit.
Francezi ka humbur vendin e titullarit nga dyshja Lenglet-Pique dhe mund të largohet nga Camp Nou.
Gjiganti gjerman Bayern Munich janë futur në garë për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat gjermane kanë raportuar se trajneri Niko Kovac nuk është i kënaqur me mbrojtësit dhe ka kërkuar ende përforcime.
Barcelona është gati ta shes lojtarin vetëm nëse vije një ofertë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/