Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenali në fund të stinorit.
Mesfushori uellsian priti një kontratë të re nga klubi londinez, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi kërkesat e tij ishin shumë të mëdha.
Kjo ka bërë që ai të vendos për tu larguar nga skuadra e udhëhequr nga Unai Emery në fund të këtij edicioni.
Për uellsianin janë interesuar shumë skuadra të mëdha evropiane të cilat duan të nënshkruajnë me atë si lojtar i lirë.
Së fundmi garës për të nënshkruar me të iu ka bashkangjitur edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Sipas medieve gjermane, bavarezët kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë vjetore prej tetë milionë eurove në stinor.
Mbetet të shihet nëse Ramsey do të preferojë kalimin në Bundesliga para kampionateve tjera si Serie A, La Liga apo Liga Premier.
Përveç Bayernit, për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha si Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Chelsea, Roma, Milan, Juventus dhe PSG. /Telegrafi/