Mason Mount është objektivi kryesor i gjigantit anglez Manchester United për repartin e mesfushës.
Djajtë e Kuq megjithatë po hasin në vështirësi të nënshkruajnë me të, pasi edhe oferta e tretë prej 63 milionë eurove është refuzuar nga Chelsea.
Mesfushori anglez nuk do ta vazhdoj kontratën me londinezët dhe ai këtë ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit të cilët e kanë nxjerrë në shitje.
The Guardian tani ka raportuar se Bayern Munich është rikthyer në garë për Mount dhe po synon t’ia rrëmbejë objektivin Djajve të Kuq.
Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchell e pëlqen jashtëzakonisht shumë anglezin dhe dëshiron të punoj me të sërish në Munich.
Mbetet të shihet nëse kampionët në fuqi të Gjermanisë do të lëvizin me një ofertë në drejtim të Chelseat, edhe pse duket pak e besueshme që të ofrojnë mbi 70 milionë euro.
Chelsea është gati ta lejoj largimin e anglezit vetëm nëse paguhet shuma prej 75 milionë eurove, shumë që po konsiderohet e lartë si nga Man Utd ashtu edhe nga Bayerni. /Telegrafi/