Njëri nga mbrojtësit më perspektiv në botë është holandezi Matthijs De Ligt.
Pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Ajaxit, De Ligt është bërë ndër më të kërkuarit në botë.
Me vetëm 18 vite, holandezi ka qenë lider i gjigantit Ajax Amsterdam në ndeshjet në kampionat por edhe në garat evropiane.
Së fundmi në garë për të është futur edhe kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich.
Bayern po synon ta rinovojë mbrojtjen dhe De Ligt shihet si mbrojtësi i duhur për ta.
E përditshmja gjermane Bild ka shkruar se drejtori sportiv Hasan Salihamidzic është duke punuar tanimë për transferimin e De Ligt.
Por gjithnjë sipas kësaj të përditshme gjermane, lideri i La Ligas, Barcelona mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me holandezin.
De Ligt ka një klauzolë largimi nga Ajaxi prej 45 milionë eurove. /Telegrafi/