Bayern Munichu triumfoi ndaj Wolfsburgut me rezultat 6-0 në Bundesliga.
Bavarezët ishin dukshëm më të mirë dhe për skuadrën e Niko Kovac kjo ishte një fitore e lehtë.
Goli i parë në takim u shënua nga Serge Gnabry (34′), ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Robert Lewandowksi.
#MiaSanMia #FCBWOB 3-0 pic.twitter.com/XwcHlJSFio
— FC Bayern München (@FCBayern) March 9, 2019
Festivali i golave në pjesën e dytë u fillua nga James Rodriguez (52′), ndërsa u vazhdua nga Thomas Muller (76′), Joshua Kimmich (82′) dhe Lewandowaki (85′).
Pas kësaj fitore Bayerni e merr kreun në Bundesliga, me pikë të barabarta me Borussia Dortmundin.
82' 5:0 #Kimmich
85' 6:0 #Lewandowski #FCBWOB pic.twitter.com/8vkTQML2KI— FC Bayern München (@FCBayern) March 9, 2019
Ekipi i Kovac renditet në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa Wolfsburgu ne pozitën e shtatë me 39 pikë.
Në xhiron e radhës Bayerni luan ndaj Mainz, kurse Wolfsburgu kundër Dusseldorf. /Telegrafi/