Telegrafi

Bayerni fillon kontaktet me PSG-në, synon t’ia rrëmbejë nga duart Barcës mesfushorin Rabiot

SINGAPORE - JULY 28: Adrien Rabiot of Paris Saint Germain and Mesut Ozil of Arsenal walk out of the tunnel during the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)

Barcelona duket se ka arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin francez Adrien Rabiot.

Rabiot pritet t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës si futbollist i lirë, pasi kontrata me PSG-në do t’i skadojë.

Por RMC Sport ka raportuar se së fundmi në garë për mesfushorin francez është futur edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.

Ka qenë edhe vet drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic që ka thënë se i pëlqen Rabiot dhe do ta dëshironin në Munich.

Adrien Rabiot. (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Bayerni ka filluar bisedimet me Parisin pasi është gati të paguajë rreth 20 milionë euro në janar për të nënshkruar me Rabiot.

PSG është e gatshme ta shesë lojtarin në janar pasi nuk dëshiron që në verë t’i ikë pa fituar asgjë.

Megjithatë Bayerni do ta ketë të vështirë pasi Rabiot besohet se tanimë ka nënshkruar para kontratë me Barcelonën.

Në rast se francezi nuk ka nënshkruar ende me katalunasit, atëherë Bayern është gati t’i ofrojë pagën e njëjtë prej 10 milionë eurove si dhe një vend në formacionin bazë. /Telegrafi/