Bayern Munich vazhdon të dobësoj skuadrat rivale duke ia marrë futbollistët më të mirë.
Borussia Dortmund mund të mbetet pa mbrojtësin anësor, Achraf Hakimi i cili është në huazim tek verdhezinjtë nga Real Madridi.
Dortmund synon që në verë ta kompletoj transferimin e lojtarit, pasi Real Madrid ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë atë në skuadër.
Por së fundmi në garë është futur edhe rivali i Dortmundit, Bayern Munich që ka kontaktuar Real Madridin.
Marca raporton se bavarezët kanë filluar kontaktet me Realin për të pyetur rreth të ardhmes së marokenit.
21-vjeçari është duke shkëlqyer me Dortmundin, ku përveç asistimeve të shumta ka shënuar edhe gola.
Nëse Real Madridi nuk do ta ndalë në Santiago Bernabeu marokenin, atëherë do të kërkoj rreth 45 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/