Site icon Telegrafi

Bayerni etiketon Griezmannin si zëvendësues të Robbenit

Bayern Munichu ka identifikuar Antoine Griezmannin si zëvendësues ideal për Arjen Robeen, i cili prite të largohet në fund të sezonit.

Atletico Madridi do të përballet me një betejë tjetër vitin e ardhshëm për të mbajtur Griezmann në skuadër.

Duke luftuar me sukses Barcelonën verën e kaluar, Atletico tani përballet me një front të ri si Bayern Munichu për yllin e tyre.

Lexo po ashtu Robben konfirmon se në fund të sezonit largohet nga Bayerni

Sipas Corriere dello Sport, shefat e Bayernit janë të gatshëm të lëvizin për Griezmann pasi konfirmuan largimin në fund të sezonit të Arjen Robben.

Robben do të largohet në fund të sezonit

Ylli francez ka nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2023 me Atleticon, por kjo nuk do të largojë Bayernin nga kërkimi i tij.

Antoine Griezmann (Getty Images)

Vetëm këtë javë, presidenti i Bayern Uli Hoeness tha se ata do të ishin të gatshëm të paguajnë para të mëdha për nënshkrimin e duhur – në moshën e duhur.

Lexo po ashtu Këta janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në botë – Mbappe më i shtrenjti, sulmuesit sundojnë

Duke diskutuar marrëveshjen e Juventusit për Cristiano Ronaldon, Hoeness tha: “Ai është 33 vjeç dhe për ne do të kishte kushtuar shumë 100 milionë euro”.

“Por ne do ta bënim atë me sytë e mbyllur atë shumë nëse do të ishte dikush 24 vjeç”. /Telegrafi/

Exit mobile version