Site icon Telegrafi

Bayerni është gati ta shesë mbrojtësin Alaba, alarmohen gjigantët anglezë

Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu është i përgatitur për të shitur mbrojtësin austriak, David Alaba, këtë verë.

Mbrojtësi i majtë ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij në Allianz Arena dhe ai mund të transferohet diku tjetër si lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas mediumit The Telegraph, Bayerni mund të zgjedh të fitojë të holla për yllin e tyre këtë verë për të shmangur humbjen e Alabas për asgjë një vit më vonë.

Lexo po ashtu Interi i bashkohet garës për Alaban

Paris Saint-Germain është një nga klubet që do të jenë të interesuar për Alaban, por francezët pritet të përballen me një konkurrencë të ashpër nga klubet angleze.

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e njeh shumë mirë Alaban – pasi e kishte menaxhuar atë për tre vjet në Bayern para se të nisej për në City dhe e do austriakun në Etihad.

Chelsea thuhet se gjithashtu është pas një mbrojtësi të majtë të ri dhe Alaba ka përfunduar si një objektiv real. /Telegrafi/

Exit mobile version