Site icon Telegrafi

Bayerni e nxjerr në shitje Kingsley Coman dhe ka dy alternativa në listë për ta zëvendësuar francezin

Kinglsey Coman pritet të largohet nga Bayern Munichu në afatin kalimtar të janarit, ose më së largu në të verës.

Sulmuesi francez ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023 dhe nuk ka ende një marrëveshje për vazhdimin e saj.

Bayerni është lodhur nga pritja dhe ka vendosur tanimë ta shes francezin në njërin nga dy afatet e ardhshme kalimtare, të janarit ose të verës 2022.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë i ka vendosur edhe çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë Comanin kërkon 60 milionë euro.

Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool e Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për sulmuesin anësorë.

Në anën tjetër mediat në Gjermani kanë raportuar se bavarezët kanë në listë emrat e dy lojtarëve, ku njëri nga ta shihet si zëvendësuesi i Coman.

Braziliani i Ajax, Antony ose sulmuesi i talentuar belg i Rennes, Jeremy Doku janë në listën e Bayernit, ku njëri nga ta shihet si zëvendësuesi i Coman.

Si Antony ashtu edhe Doku kanë një çmim prej 35 milionë eurove, shumë që është e përballueshme për Bayernin. /Telegrafi/

Exit mobile version