Benjamin Pavard pritet që të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi francez ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2024 dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.
Bayerni ka vendosur ta shes lojtarin këtë afat kalimtar të verës dhe interesimi për të nuk mungon.
Barcelona, Liverpool dhe Manchester United e kanë në listën e dëshirave, derisa gjiganti gjerman i ka njoftuar tre skuadrat për çmimin e Pavard.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë i ka bërë të qartë Djajve të Kuq, Liverpoolit dhe katalunasve se për Pavard duhet të paguajnë 35 milionë euro.
27-vjeçari iu bashkua Bayernit në verën e vitit nga Stuttgart për shumën e 35 milionë eurove.
Reprezentuesi francez këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare në të gjitha garat duke realizuar shtatë gola e duke asistuar në një tjetër. /Telegrafi/