Real Madridi thuhet se është i gatshëm që të lejojë largimin e Vinicius Juniorit me të përfunduar ky edicion.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Bayern Munichu është i interesuar që të transferojë anësori brazilian.
Zinedine Zidane thuhet se e vlerëson më shumë Eden Hazardin dhe Lucas Vazquezin, para Viniciuesit, andaj është i gatshëm që të lejojë lojtarin të largohet.
Si pjesë e këtyre rrethanave, Bavarezët janë aktivizuar dhe po tentojnë transferimin e brazilianit qysh tani, por marrëveshje të realizohet në verë.
Real Madridi e kishte pritur Viniciusin si një lojtar që do të shpërthente në të ardhmen, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Bayerni ishte po ashtu i interesuar edhe në Callum Hudson-Odoin e Chelseat, por këta të fundit kanë shuar shpresat e tyre për të mos e shitur lojtarin. /Telegrafi/