Bayern Munich ka mbetur pa mbrojtësin e tyre kryesor, Niklas Sule.
Ylli gjerman u lëndua në sfidën ndaj Augsburgut ku Bayerni nuk arriti më shumë se një barazim 2-2.
Lëndimi për Sulen ishte i rëndë pasi ai do të mbetet jashtë fushave nga gjashtë deri në tetë muaj.
Bayerni menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e gjermanit dhe ai do të vijë nga La Liga.
Fjala është për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Unai Nunez që ka shkëlqyer këtë edicion me klubin bask.
Mediat spanjolle dhe ato gjermane kanë raportuar se Bayerni është gati ta paguajë klauzolën e lojtarit në janar.
22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 35 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për bavarezët.
Për kampionët e Gjermanisë, ky do të jetë transferimi i dytë nga Bilbao, pasi më parë kishin transferuar mesfushorin Javi Martinez. /Telegrafi/