Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore – ky është Bilanci i Bayern Munichut në Grupin C të Ligës së Kampionëve që ishte etiketuar si ‘grupi i vdekjes’.
Bavarezët e mposhtën Interin në Allianz Arena (2-0) në ndeshjen e raundit të fundit të fazës grupore në garën më të madhe evropiane për klube.
Benjamin Pavard e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë (32’), ndërsa fitoren e vulosi Eric Maxim Choupo-Moting në gjysmën e dytë (72’).
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona ka triumfuar në Doosan Arena kundër Viktoria Plzenit (4-2) në ndeshjen që nuk kishte ndonjë objektiv.
Marcos Alonso me golin e parë për katalunasit (6’) dhe Ferran Torres (44’) i realizuan dy golat e Blaugranëve në fraksionin e parë të lojës.
Tomas Chory e ngushtoi epërsinë nga pika e bardhë (51’), por menjëherë pas, Torres e realizoi golin e dytë personal (54’). Chory ishte sërish në shënjestër për vendasit, ndërsa Pablo Torre e ngriti rezultatin në 4-2 për mysafirët.
Bayern Munichu ka arkëtuar 18 pikë rekorde në Grupin C, Interi (10 pikë) kualifikohet në fazën e eliminimit direkt nga pozita e dytë, Barcelona (shtatë pikë) do të luajë në Ligën e Evropë, kurse Viktoria Plzeni nuk ka siguruar asnjë pikë. /Telegrafi/
Score goal ✅
Dab ✅We see you Benjamin Pavard 😂 pic.twitter.com/D4dWT0Vvui
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 1, 2022
https://twitter.com/Der_Augustus/status/1587560577555202054
https://twitter.com/BarcaTVPlus/status/1587553896565719040
https://twitter.com/hazfcb_/status/1587553292778979328
https://twitter.com/PassionBarca/status/1587563798222733315