Telegrafi

Bayerni e ‘çmend’ Cityn me ofertën e parë zyrtare për Sanen

Leroy Sane është objektivi kryesor i Bayern Munichut për afatin kalimtar veror.

Ylli gjerman ka qenë pranë kalimit në Munich verën e vitit të kaluar, por pas një lëndimi të rëndë negociatat mes dy klubeve u ndërprenë.

Bavarezët ishin gati të paguanin mbi 100 milionë euro për lojtarin në verën e vitit 2019, por tani çmimi i tij ka rënë dukshëm.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka arritur marrëveshje personale me Sanen, ku sulmuesi anësor pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me një pagë mbi 10 milionë euro në sezon.

Por problemi qëndron se Bayern ende nuk ka arritur një marrëveshje me Cityn për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar.

Të vetëdijshëm që kanë marrëveshje me lojtarin kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2021, Bayerni tanimë ka bërë ofertën e parë për Sanen.

Lideri aktual i Bundesligës ka ofruar 40 milionë euro, ofertë që e ka ‘çmendur’ kampionin aktual të Anglisë pasi është vlerësuar si shumë e ulët.

City po kërkon rreth 70 milionë euro për ta lejuar largimin e gjermanit, por Bayerni është i vendosur që mos të shpenzojë shumë për të.

Sport Bild ka raportuar se bavarezët janë të vendosur për transferimin e sulmuesit anësor me një çmim të ulët, pasi nuk duan të kalojnë shumë e 50 milionë eurove për të.

Kuptohet që oferta e parë e Bayernit është refuzuar nga City, por kampioni anglez është në presion për ta shitur lojtarin dhe në fund mund të pajtohet që ta bëjë këtë edhe për 50 milionë euro. /Telegrafi/