Site icon Telegrafi

Bayerni e bën prioritet transferimin e Sanes dhe Havertzit për në verë

Bayern Munich po planifikon t’i bëjë disa transferime në këtë verë.

Skuadra gjermane e di se për të garuar me top klubet evropiane në Ligën e Kampionëve u duhet të shpenzojnë shuma të majme parash.

Bild raporton se Bavarezët janë duke planifikuar që të shpenzojnë deri në 200 milionë euro vetëm në dy transferime.

Leroy Sane

Leroy Sane dhe Kai Havertz, janë bërë prioritet i kampionit të Bundesligës për verën e këtij viti.

Anësori i Manchester Cityt ka kohë që lidhet me një kalim në Allianz Arena, mirëpo transferimi i tij nuk u materializua.

Kai Havertz

Anëtari i Bayer Leverkusenit që po tregon formë të lartë në këto dy sezonet e fundit, është po ashtu në listën e Bayernit.

Për këto dy transferime, skuadra gjermane do të ofrojë një shumë rreth 200 milionë euro, derisa ai i Sanes pritet tëq kalojë shumën e 100 milion eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version