Site icon Telegrafi

Bayerni e bën prioritet transferimin e De Ligt

Matthijs De Ligt pritet të largohet nga Juventusi, por jo në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi holandez pritet të shitet në verë nga Zonja e Vjetër e cila tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Kampioni i shumëfishtë i Italisë, synon që të fitojë 65 milionë euro nga shitja e holandezit gjatë verës dhe interesimi për të nuk mungon.

Skuadrat e mëdha si Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Barcelona janë duke u interesuar për lojtarin.

Rekordmenët gjermanë, Bayern Munich e kanë bërë prioritet nënshkrimin me De Ligt në verë.

Sipas mediave gjermane, Niklas Sule do të largohet si lojtar i lirë, derisa edhe Lucas Hernandez mund të largohet në verë.

Bayerni është gati të shpenzojë shumën prej 65 milionë euro për transferimin e De Ligt në Allianz Arena. /Telegrafi/

 

Exit mobile version