Telegrafi

Bayerni dhe Barcelona u morën vesh për mos t’i publikuar detajet e transferimit të Coutinhos, katalunasit i zbuluan ato

Philippe Coutinho është futbollisti më i ri i Bayernit, pasi u huazua nga Barcelona.

Dy klubet ishin marrë vesh që mos të zbulonin detajet financiare të këtij huazimi me të drejtë blerje nga Bayerni.

Kampionët e Gjermanisë njoftuar për këtë marrëveshje.

“Të gjitha palët janë pajtuar që të mos zbulojnë asnjë detaj financiar të marrëveshjes”, shkruhej në njoftimin e Bayern Munichut.

Lexo po ashtu Zyrtare: Coutinho nënshkruan për Bayernin

Por Barcelona e ka prishur marrëveshjen me bavarezët pasi ka publikuar detajet financiare të këtij transferimie.

Katalunasit kanë treguar se huazimi i ka kushtuar Bayernit 8,5 milionë euro, ndërsa klubi gjerman e ka edhe mundësinë e blerjes.

“Bayern Munich do të paguajë 8,5 milion euro për huazimin dhe pagën e lojtarit. Marrvveshja gjithashtu sheh një mundësi për ta blerë Bayerni për shumën fikse prej 120 milionë euro”, ka shkruar Barcelona /Telegrafi/