Interi thuhet se është i përgatitur të shesë Ivan Perisic për 50 milionë euro në verën e ardhshme, ndërsa konkurrenca pritet të jetë e madhe për të.
Jose Mourinho nuk ka bërë asnjë sekret të dëshirës së tij për të nënshkruar me reprezentuesin e Kroacisë, profili i të cilit u ngrit pas Kupës së Botës 2018.
Nerazzurrët hodhën poshtë disa oferta të mëdha nga Djajtë e Kuq, pasi ishin të ulëta sipas tyre.
Klubi italian nuk tentoi të lëkundet kurrë nga çmimi i kërkuar prej 50 milionë eurosh për shërbimet e kroatit.
Sipas gazetës Tuttosport, ky objektiv mbetet i njëjtë, por Manchester United tani përballet me konkurrencë të ashpër nga disa gjigantë të tjerë evropianë.
Bayern Munich dhe Atletico Madrid janë gjithashtu të interesuar për transferimin e Perisicit.
Edhe disa klube tjera të Ligës Premier potencialisht janë duke e shikuar situatën e kroatit.
Megjithatë, Interi duhet të luftojë edhe më shumë për të arritur 50 milionë euro, pasi shfaqjet e tij këtë sezon kanë qenë shumë larg nga ato me Kroacinë. /Telegrafi/